Më rastin e shënimit të 21 vjetorit të rënies së heroit Dr. Lec Leci-Gradica, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtorë të drejtorive komunale dhe stafin e komunës, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule pranë varrit të heroit Leci në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.

Më këtë rast, kryetari Lladrovci ka vlerësuar lartë sakrificën e Dr. Lec Lecit duke thënë se që nga krismat e para të UÇK-së, Dr. Leci ishte pranë ushtarëve dhe qytetarëve të Drenicës, me tërë mundësitë e veta, duke ndjekur rrugën e ndritshme të Lec dhe Mehmet Gradicës, kësaj familje me shumë reputacion dhe të përkushtuar kundër pushtuesit serb.

Dr. Lec Leci-Gradica ra heroikisht me datë 24.09.1998 në krye të detyrës, duke ndihmuar e shëruar qytetarët e Drenicës në bjeshkët e Qyqavicës që ishin të plagosur.

Share.