“Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka analizuar këto ditë çështjet ekonomike politike dhe diplomatike dhe zgjedhjet a do të kenë efekt pozitivë apo negativë. AKB-ja vlerëson se Kosova kishte nevojë për zgjedhje të reja, sepse Qeveria dhe Parlamenti pothuajse i kanë lënë shumë vendime të rëndësishme pa u përfunduar”, tha kryetari Agim Shahini, në konferencën me temën zgjedhjet e Kosovës 2019 dhe efekti i tyre në ekonominë e vendit. A kishte nevojë vendi për zgjedhje të reja, çfarë efekti ekonomik do të ketë dhe sa do të shpenzojnë partitë politike në këto zgjedhje.

Sipas tij pafuqia politike bëri që shumë vendime me pesh të mos kryhen. Plani i brendshëm për të shkuar në zgjedhje prishi disa plane ndërkombëtare, prandaj parametrat ekonomik për vitin 2019 ishin negativ. Punësimet ishin më pak se një vit paraprak, nëse krahasojmë një statistikë të vitit 2014 ku ishin të punësuar mbi 323 mijë punëdhënës derisa në vitin 2018 ishin 340 mijë punëdhënës. Gjatë kësaj periudhe ishin punsuar vetëm 22 mijë veta.

Kryetari i AKB-së shtoi se investimet e huaja më 2017 ishin 255 milionë kurse më 2018 ishin 213 milionë ose 42 milionë më pak (20 për qind). Trendi i eksportit ishte në rënie dhe kjo ishte shqetësuese, derisa importi ishte në rritje. Borxhi publik i brendshëm shkoi deri në 600 milionë euro derisa ai i gjithëmbarshëm shkoi deri në 1.2 miliardë euro.

“Pasiguria për investitorët dhe mungesa e rendit e ligjit, shkaktuan mbyllje të kompanive të huaja që ishin më shumë se 60 kompani dhe kjo është një trend negativ si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Shahini.

Ai shtoi se liberalizimi i vizave nuk ndodhi dhe u vështirësua marrja e vizave, Kosova nuk arriti të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare si UNESCO, OBT e ILO e INTERPOL e tjera.

Kosova vitet e fundit u ballafaqua me fenomenin e ri për tërheqjen e njohjeve dhe e cila e dëmtoi seriozisht vendin tonë. Kosova po ballafaqohet me ikjen e të rinjve e trurit të saj. Shumë qytetarë të arsimuar po e lëshojnë vendin për të gjetur një vend më të mirë.

“Këto zgjedhje nuk kanë efekt të madh pozitiv, derisa tha se humbjet në këto zgjedhje do të jenë mbi 50 milionë euro. Presim që do të bëhet me mirë, por efekt nuk kanë të madh pozitiv, sepse angazhimi i të gjitha strukturave politike po bënë që shumë probleme të investimeve e të biznesit dhe rritjes se imazhit të vendit të mbesin në një vend pa lëviz”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se Kosova po ballafaqohet edhe me lobimin e fuqishëm të Serbisë për çnjohjen e Kosovës, derisa Kosova rri në gjumë. Administrata po punon e përgjysmuar për shkak të zgjedhjeve, ku kuvendi dhe deputetët nuk aprovuan më shumë se 50 ligje që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomike në vend.

Humbjet në ekonomi nga këto zgjedhje do të jenë mbi 50 milionë euro, tha ai.

Sipas tij në vendin tonë do të garojnë mbi 600 kandidatë për deputetë, këta do të investojnë mbi 7 milionë euro. KQZ-ja ka ndër 6 milionë euro për zgjedhje. Duke përfshirë marketing, salla, organizime, dreka e darka shpenzojnë rreth 13 milionë euro.

Kjo fushatë do ti kushtoj vendit më shumë se 26 milionë euro. Vendi do të ballafaqohet me rreth 70 milionë euro nga kjo fushatë zgjedhore.

“Ne AKB-ja vlerësojmë se qeveria e re që nga themelimi i saj dihet të ketë një plan strategjik zhvillimor të ekonomisë së vendit dhe ta ruaj kapitalin njerëzor i cili është mbi të gjitha dhe ta ruaj ekonominë e vendit, të bëjë reforma”, tha Shahini.

Edhe disa biznesemenë po kandidojnë për deputetë të cilët do të paraqesin pikëpamjet ekonomoike me të cilat po përballet ekonomia.

Nënkryetari i AKB-së, Suad Berisha, tha se vendi ka pasur nevojë për zgjedhje të reja, për shkak të ngecjes së vendit në zhvillim ekonomik.Ai kërkoj nga subjektet politike që të dalin me një program ekonomik, pasi sic tha ai zhvillimi ekonomik i një vendi determinon zhvillimin e të gjitha fushave.

“Kosova ka pasur nevojë për zgjedhje të reja. Është parë një ngecje mos realizim të parametrave ekonomik. Ato ngecje janë si në aspektin e investimeve të huaja, por edhe në aspkete të tjera”, tha Berisha.

Sipas tij zhvillimi ekonomik i vendit determinon zhvillimin e të gjitha fushave.

Share.