Renderat e parë të Samsung Galaxy Note 20 Plus kanë arritur vetëm disa ditë pasi kemi shpërndarësit e famshëm të rrjedhin pamjet e supozuara të Galaxy Note 20.

Këto publikime jozyrtare vijnë nga llogaritë e njohura sikurse OnLeaks (në bashkëpunim me Pigtou), kështu që mund të besojmë se ato janë mjaft afër versionit të vërtetë të fabletit të ri nga Samsung.

Gjëja e parë që do të vini re në lidhje me pamjen e supozuar të Samsung Galaxy Note 20 Plus është moduli i tij i madh dhe i çuditshëm i kamerave, të cilat shumica i kanë vlerësuar si shumë të shëmtuara edhe në iPhone dhe pajisjet tjera që janë shfaqur me dizajn të ngjashëm të kamerave.

Sipas renderave, Samsung Galaxy Note 20 Plus ka të paktën katër sensorë kamerash në pjesën e pasme. Tre prej tyre janë rreshtuar vertikalisht, me një lente periskopi që duket si kamerë shtesë. Nëse shikoni nën flash duket se kemi një kamerë tjetër në thellësi dhe kjo mund të jetë një modul fokusimi.

Në pjesët tjera, dizajni i fabletit është kryesisht i pandryshuar në krahasim me paraardhësit e tij. Ju me sa duket merrni të njëjtin ekran të lakuar me diagonalen prej 6.9 inç me një vrimë për kamerën që shërben për selfie./ Tv Malisheva

Share.