Wald International, firma që bën modifikimin e veturave të reja, i ka dhënë një pamje krejt tjetër Mercedes G-Class.
Firma japoneze ka marrë gjeneratën e fundit të serisë G-Class dhe e ka përditësuar me një stil të ri, të ngjashëm me AMG G63, shkruan Car Buzz.
Ndryshimi më i dukshëm në G-Class, qoftë edhe nga distanca, është vendosja e rrotave të reja, me përmasat prej 24 inç, respektivisht 60 cm.
Në mesin e ndryshimeve është edhe grilli i ri i tipit Panamericana. Në pjesën e eksterierit gjithashtu përfshihet çatia me drita LED.
Çmimi lidhur me veturën e modifikuar nuk është njoftuar ende, megjithëse pritet të jetë pesë mijë dollarë më e shtrenjtë sesa modeli standard. /Tv Malisheva