Unaza me ar dhe diamant e Kobe Bryant nga kampionati i NBA në vitin 2000, është shitur për 206.000 dollarë (189.000 euro) në një ankand.

Në një ngjarje të organizuar nga “Goldin Auctions” të dielën, ankandi filloi me 15.000 dollarë për të arritur më pas shumën maksimale.

Ari me të cilin është e ndërtuar është 14 karatësh, ndërsa kjo unazë përmban rreth 40 gur të vegjël diamantesh.

Kjo relike ishte një prej dy unazave identike që basketbollisti i ndjerë ua kishte dhuruar prindërve të tij, Pamela dhe Joe “Jellybean” Bryant, për ta nderuar suksesin me Los Angeles Lakers në sezonin 1999/2000.

Kujtojmë që Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, humbën jetën në një aksident me helikopter së bashku me shtatë njerëz të tjerë. /Tv Malisheva

Share.