Presidenti Hashim Thaçi pas takimi me kryetarin Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka folur për nevojën sa më të shpejtë për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Presidenti Thaçi ka thënë se një shtet mund të ketë sukses vetëm nga bashkëpunimi i ngushtë në mes të institucioneve dhe bizneseve.Ai ka falënderuar afaristët për punën që e kanë bërë në këtë kohë të rëndë për vendin dhe shoqërinë.

“Edhe Kosova gradualisht, por suksesshëm po e tejkalon këtë situatë emergjente. Natyrisht shtrohet obligim si institucione, odat ekonomike, shoqëria civile të rikthehemi me një përkushtim maksimal për rikthimin e jetës sa më normale, por në veçanti rimëkëmbjen ekonomike. Insitucione të rikthehemi në maksimum rimëkëmbjes ekonomikë. Në këtë drejtim do të punojmë të gjithë sepse është jetike që të dilet me një pako për nevojat e biznesit që ta kemi një rikthim të ekonomisë. Kemi pasur një qasej të dështuar nga Qeveria por duhet të vazhdohet me implementimin dhe hapjen e investimeve tjera, që synohet hapja e vendeve të punës. Unë dëgjova shqetësimet e tyre e që duhet të jenë preokupim edhe i qeverisë.Duhet të punojmë bashkë sepse është jetike të nxjerrët një pako e rimëkëmbjes, e qartë dhe ne përputhje me nevojat e biznesit. Duhet të keni kujdes të veçantë për sektorin privat, që të vazhdojë prodhimin dhe të shohim të gjitha masat e tjera që mund të marrim që të kemi sukses në të ardhmen”, tha Thaçi.

Ai tha se në këtë takim ka dëgjuar shqetësimet e afaristëve vendës.

“Shpresoj dhe besoj se duhet me një politikë, të qartë të suksesshme dhe gjithpërfshirëve. Dëgjova shqetësimet e afaristëve që janë reale dhe duhet të jetë prioritet për institucionet e vendit. Takime të tilla duhet të zhvillojmë më shumë . Vazhdoj të besoj se një vend mund të ketë sukses vetëm nga bashkëpunimi i ngushtë në mes të institucioneve dhe biznesve”, tha ai.

Edhe kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi ka folur për dëmet që i janë shkaktuar ekonomisë së vendit nga pandemia dhe nevojën sa më të shpejtë për pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

“Dëmet janë të konsiderueshme. Humbjet në 9 deri në 10 milionë. Ekonomia është goditur në këto 75 ditë të kufizimeve por është dashur të përkrahen në aspektin intistucional. Ne e kemi dhënë vërejtjet tona sa i përket Pakos së Rimëkëmbjes. Asnjë nga masat nuk është implementu. Duhet që Kosova ta ketë një pako rë rimëkëmbjes që e rikuperon ekonominë sa më shpejtë. Për neve do të sillte probleme./Tv Malisheva

Share.