Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në ditën kur ka filluar fushatat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, u ka bërë apel partitë politike që tu përmbahen ligjeve dhe rregullave zgjedhore në mënyrë që t’i kontribuojnë një procesi të rregullt zgjedhor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i tha se partitë politike përmes angazhimit të tyre duhet t’i shërbejnë zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike.
“Gjatë kësaj kohe KQZ-ja i fton subjektet politike dhe kandidatët që t’i përmbahen ligjeve të Kosovës si dhe rregullave zgjedhore të KQZ-së sepse vetëm në këtë mënyrë do t’i kontribuojnë një procesi të rregullt zgjedhor”.
“Gjithashtu KQZ-ja thekson se subjektet politike përmes angazhimit të tyre duhet t’i shërbejnë zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike në mënyrë që të arrijmë qëllimin e përbashkët që zgjedhjen të gëzojnë besimin e të gjithëve”.Ai ka sqaruar se në zgjedhjet e parakohshme të drejtë vote kanë 1067 persona, prej tyre 343 femra dhe 724 meshkuj, raporton EO.
“Më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e certifikimit të subjekteve politike në garë për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Pra janë 25 subjekte politike, prej tyre janë 20 parti politike, 4 koalicione dhe një kandidat i pavarur”.
“Në bazë të të dhënave janë 1067 kandidatë për deputetë, prej tyre femra janë 343, ndërkaq meshkuj 724 kandidatë që do të garojnë për ulësen në Kuvendin e Kosovës. Ndërkaq përgjatë periudhës 10 ditore prej 25 shtator deri më 4 tetor subjektet politike dhe kandidatët mund të bëjnë fushatën zgjedhore në kërkim të votës së qytetarëve me të drejtë vote”.
Bazuar në listën përfundimtare të votuesve numri i votuesve është 1 937 868, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1 801 800 fletëvotime, pra 136 068 apo 7.02 % fletëvotime më pak se votues.