Tumoret në lukth janë shkaktari i dytë më i shpeshtë i kancerit në botë. 85 për qind e tyre janë adenokarcionme të lukthit, ndërkaq 15 për qind janë tumore të limfomës gastrointensinale (GIST) dhe leomisarkome.

Si edhe te shumica e sëmundjeve, për shfaqjen e këtij kanceri, shkaktar është ushqimi. Lukthi është pjesa më e gjerë e gypit tretës. Gjendet midis ezofagut dhe zorrës së hollë. Në lukth fillon tretja e ushqimit.Sëmundja është 1,5 – 2 herë më e shpeshtë te meshkujt, ndërsa shfaqet më së shpeshti pas moshës 50-vjeçare.

Ndër ushqimet që e shkaktojnë, më së shpeshti përmenden ushqimi i tymosur dhe i kriposur shumë (mishi), uji në të cilin ka mjaft nitrate dhe mbajtja e ushqimit në temperaturë dhome, mirëpo, natyrisht, shkaktare janë edhe gjenet.

Kush sëmuret nga kanceri i lukthit?Rreziku i shfaqjes së kancerit të lukthit rritet me moshën jetësore: kryesisht janë personat më të vjetër se 55 vjeç. Meshkujt dy herë më shpesh sëmuren se femrat.

Infeksioni i gjatë me bakterin H.Pylori, i cili jeton në mukozën e lukthit është një ndër shkaktarët primarë të kancerit të lukthit.Rreziku për shfaqjen e kancerit është më i lartë te personat të cilët në familje kanë ose kanë pasur familjarë të sëmurë, bashkë me disa çrregullime të rralla gjenetike, të cilat rrisin rrezikun e shfaqjessë kancerit të lukthit.

Ushqimi me shumë kripë, i cili përfshin ushqimin e tymosur dhe të kriposur, shërimi paraprak kirurgjik (reseksioni i lukthit), pirja e duhanit dhe pirja eksesive e alkoolit gjithashtu rrisin rrezikun nga kanceri i lukthit.

Është me rëndësi që t’i dalloni simptomat dhe me kohë ta shëroni.

Zakonisht shfaqen:

– Vështirësi të papërcaktuara në pjesën e sipërme të stomaku.

t– Ndjenja e peshës apo mbushjes pas racionit.

– Krupa dhe vjellja.

– Tretja e keqe, djegësira.

– Dobësia dhe lodhja.

– Fryrja.

– Diarreja apo kapsllëku.

– Dhembjet në stomak.

– Gjak në jashtëqitje.

Rreth 25 për qind e të sëmurëve ka vështirësi të ngjashme sikur të atyre të sëmurëve me sëmundjen e të thatit.Në fazën më të vonshme të sëmundjes të sëmurët humbin peshë trupore, disa mund të prekin masën e tumorit në pjesën e sipërme të stomakut, gjë që është shenjë jashtëzakonisht e keqe, vjen deri te krupa dhe vjellja apo te problemet me gëlltitjen./Tv Malisheva

Share.