Modelet e reja të serisë ‘RS’, si Audi RS6 Avant 2021, 2020 Audi RS7 Sportback dhe 2020 Audi RS Q8 do të përhapin serinë në fjalë në Evropë dhe SHBA në masë të gjerë.

Në mënyrë që klientët të njihen më shumë me markën RS, Audi Sport ka publikuar një video-dokumentar tregon se si kanë lindur makinat e kësaj linjeje, shkruan Car Buzz.

Videoja tregon sesi veturat janë marrë nga modele tipike të Audi dhe janë testuar në kushte të vështira për të ofruar performancë marramendëse për klientët.

Audi aktualisht ka 12 modele RS në portofolin global. Tetë nga këto u zbuluan vetëm në 2019-ën dhe Audi Sport thotë se nuk ka mbaruar zgjerimin e formacionit.

Në fakt, Audi Sport thotë se modelet e RS do të përmirësojnë linjën e tyre të produkteve menjëherë pas lansimit të makinës së tyre bazë. /Tv Malisheva

Share.