Presidenti i Republikës së Kosovës takon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, për këtë takim njofton përmes profilit të tij në facebook
Ja postimi i plotë :
Kënaqësi e veçantë të takoj përsëri Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, dhe të shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo mbështetje ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë, e më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi. Mbështetja gjithëpërfshirëse amerikane është jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën. Nuk do të lejojmë që të cenohet kurrë marrëdhënia speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH