Philippe Coutinho duket i sigurt se do të largohet nga Barcelona këtë verë dhe Newcastle United tashmë ka folur me të në lidhje me një transferim.
Sipas mediumit El Mundo Deportivo, Magpies tashmë kanë hapur zyrtarisht negociatat për të transferuar yllin brazilian nga Barcelona.
Madje pretendohet se Newcastle, klubi i cili shpreson ta mbyll shitjen tek familja mbretërore saudite në javët e ardhshme, dëshirojnë që Mauricio Pochettino, i cili mori Coutinhon te Espanyol – të zëvendësojë trajnerin aktual Steve Bruce.
Raporti pretendon se si Pochettino ashtu edhe ish-trajneri Rafael Benitez kanë dhënë miratimin e tyre për ndonjë marrëveshje për Coutinhon.
Bayern Munich, ku Coutinho është i huazuar nga Barcelona ka një mundësi për ta blerë atë për 120 milionë euro në fund të sezonit, por raporte të shumta sugjerojnë se kjo nuk do të ushtrohet.
Barcelona thuhet se është e prirur ta shesë ish-yllin e Liverpoolit këtë vit për të mbledhur fonde jetike, ndërsa lojtari thuhet se ka shumë pak interes për t’u rikthyer te Inter ose për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain.
Coutinho thuhet se në vend të kësaj është i interesuar për një transferim në Angli apo më saktë një rikthim në Ligën Premier.
Braziliani shënoi 21 gola në 76 paraqitje te Barcelona pasi u transferua për 160 milionë euro nga Reds në janar të vitit 2018. /Tv Malisheva