Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërcënuar të mbyllë të gjitha rrjetet sociale nëse platformat vazhdojnë të censurojnë botimet e konservatorëve.

Trump këto deklarime i bëri pasi Twitter bëri të ditur se informacioni që ai po publikonte në këtë rrjet duhej të kontrollohej.

Përkatësisht, kjo është hera e parë që Twitter ftoi përdoruesit të kontrollojnë të dhënat në ‘cicërimat’ e publikuara nga presidenti amerikan.

Twitter më parë ka pësuar presion pasi nuk tërheq vëmendjen dhe nuk kontrollon publikimet e Trump./ Tv Malisheva

Share.