Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot zhvilloi një bisedë me homologun e tij slloven Janez Jansha, me të cilin ka diskutuar për menaxhimin e pandemisë dhe masat për rimëkëmbjen ekonomike.

Gjatë kësaj bisede telefonike u tha se Sllovenia do t’i hapë kufijtë me kujdes pasi për momentin nuk ka raste të reja të infektimeve.

Kryeministri Jansha e përgëzoi kryeministrin në detyrë Kurti për punën e mirë dhe uroi që Kosova të dalë sa më mirë nga situata e krijuar.

Duke folur rreth dialogut me Serbinë, kryeministri Jansha theksoi se qëndrimet e Sllovenisë janë të qarta.

Ai ka bërë të ditur se nga viti i ardhshëm Sllovenia do ta ketë kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteti i tij do të përqendrohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin rajonal, si dhe integrimin e tij në BE./ Tv Malisheva

Share.