Isa Mustafa para pak ditësh shfaqi disa pamje që tregonin rrënimin e shtëpisë ku jetoi për rreth 40 vite në lagjen “Tophane” të Prishtinës.
Ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, bashkë më vëllanë dhe katër fqinjët e tij bashkuan tokat ku po jetonin në “Tophane” për të ndërtuar një godinë shumë banesore, që në katet përdhese do të ketë lokale afariste, shkruan lajmi.net.
Që të nisë ndërtimi i godinës, fillimisht, Komuna e Prishtinës lëshoi kushtet ndërtimore në fillim të këtij viti, pastaj dhe lejen e ndërtimit.
Lajmi.net ka zbuluar se kushtet ndërtimore dhe leja u lëshuan në kundërshtim me Planin Rregullues të lagjes “Tophane”, dokument ky që e rregullon atë zonë dhe mbi bazën e të cilit lëshohen lejet e ndërtimit.
Komuna e Prishtinës akoma nuk e ka publikuar në ueb-faqe këtë leje të ndërtimit, pos kushteve ndërtimore. Sipas kushteve ndërtimore, banesa do të ndërtohet në kuotën pre 13 katëve, ose saktë 2 B +p +10. Investitor i këtij projekti do të jetë kompania “G- Goat Group” me pronarë Remzi Gashi nga Prishtina.
“Vendim për caktimin e kushteve ndërtimore pronarëve , Nexhmije Reçica, Naser Prapashtica, Isa Mustafa, Enver Beha, Miradije Hoti dhe Mustafë Mustafa, dhe investitori “G- Goat Group”. Ndeërtes shumëbanesore e përzier me afarizëm, me etazhitet 2 B +p +10, në kuadër të Bllokut urban “T3” të Planit Rregullues “Tophane”, konkretisht në kuadër të parcelave kadastrale nr. 4231 -1, 4232 -1, 4232 -2, 4232 -0, 4230 -1, 4230 -3 dhe 4230 -4 ZK –Prishtinë”, thuhet në kushtet ndërtimore të lëshuar nga Komuna e Prishtinës.
Planin rregullues për lagjen “Tophane” e ka bërë një kompani nga Sllovenia në vitin 2005, kur me Prishtinën udhëhiqte Ismet Beqiri, dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur revidim të planit. Sipas këtij plani të cilin e ka parë lajmi.net, Blloku urban T3, në të cilinë është thirrur komuna kur e ka lëshuar lejen nuk lejon ndërtim më shumë se P+7.
Komuna e ka gjetur një tjetër dokument për t’ia rritur koeficientin godinës ku bashkëpronarë është edhe kreu i LDK-së. Bëhet fjalë për një dokument të komunës i miratuar në vitin 2008, sipas të cilit, nëse pronarët lëshojnë një parcele tokë për interesin publik, atëherë mund të kopenzohet deri në 20 për qind me koeficient të ndërtimit.
“Kompensimi / shpronësimi me koeficient ndërtimi i parcelave kadastrale me sipërfaqe totale prej S=362m2, pjesa jashtë vijës rregulluese të përfshira në rrugët e planifikuara, do të mundësohet me koeficient ndërtimi, bazuar në Vendimin e Kryetarit të Komunës së Prishtinas 0l nr.400-660 dt. 26.05.2008. Pasi që sipërfaqja e parcelës ndërtimore brenda vijës rregulluese të bllokut urbanistik “T3”, te Planit Rregullues “Tophane”, është 1334m2, sipas kalkulimit kjo sipërfaqe e shprehur në përqindje dhe bazuar në parcelën ndërtimore, sipërfaqja prej 20% do të jetë, 3=1334 x 0.2 (20%) = 266.80m2, atëherë, pronarët/investitori do të kompensohen me sipërfaqe ndërtimore prej 266.80 x 4.0 = 1067.20m2, ndërsa për pjesën e mbetur e sipërfaqes së parcelave jashtë vijës rregullues prej: 362-266.80=95.20m2, sipas alinejes 3 të pikës II, të Vendimit të lartcekur, ku thuhet,: “përjashtimisht nga pika II e këtij Vendimi, nëse pronarëve apo investitori i autorizuar i pronarit pajtohet, kjo formë e kompensimit mund të aplikohet edhe nëse përqindja e tokës qe është objekt kompensimi tejkalon maksimumin e përqindjes se paraparë për rritje të koeficientit nga alineja l, të pikës II, të këtij Vendimi, por, pa ndikim në rritje të këtij koeficienti apo obligimi tjetër të Komunës par kompensim. “. Sipas te cilës konkludohet se pronari i parcelës për pjesën prej 95.20m2 do te heq dorë nga kompensim”, thuhet tutje në dokumentin e kushteve ndërtimore.
Meqë aty janë disa pronarë që janë bashkuar, një pronë e Isa Mustafes ka shkaktuar më së shumti probleme për realizmin projektit. Kjo pasi, toka prej 158 metra katror (m2) ishte e evdintuar në kadastër si tokë –arë e klasit të parë, gjë që nuk e lejon ndermin. Sipas dokumentit të kushteve ndërtimore është pak e paqartë se si kjo tokë e bujqësore është kthyer në tokë ndërtimore.
“Pagesa e kompensimit për ndërrimin e destinimit te tokës bujqësore -meqenëse parcela kadastrale nr. 4233-0 ZK Prishtinë, në pjesën prej 158m2, në bazë te certifikatave të njësive kadastrale, janë evidentuar me lloj te shfrytëzimit të parcelës-toke bujqësore, me klasë të kualitetit “Arë e krasit 1”, kërkohet qe paraprakisht të bëhet pagesa e kompensimit për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, konform nenit 11, 13 dhe 14 te Ligjit nr.02lL-26 për Token Bujqësore dhe nenit 8, 9 dhe 14 të Udhëzimit Administrativ të MBPZHR Nr. 4112006, për nderimin e destinimit te tokës bujqësore, që e rregullojnë këtë fushë. Sipërfaqja e tokave bujqësore, të cilës do ti ndërrohet destinomi, do të përcaktohet bazuar në sipërfaqen që do te ndërtohet, sipas Plani i situacionit – “zgjidhja urbane”, dhe i njëjta do të përfshij sipërfaqen e parcelës ndërtimore brenda vijës rregulluese, prej S=7224m2. Kjo sipërfaqe apo te regjistrohet si tokë ndërtimore, në regjistrin kadastrai, pas-realizimit te pagesës se kompensimit për ndërtimin e destinimit të tokës bujqësore”, thuhet tutje tek dokumenti i kushteve të ndërtimit.
Ky projekt i ka pasur edhe telashet e veta, pasi njeri nga pronarët e tokës ka kërkuar hise më të madhe se pronarët tjerë lokal, por më bashkëbisedime është rënë në ujdi që edhe ai të merr pjesën e tij në lokale e banesa sikur të tjerët.
Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa para pak ditësh shfaqi imazhe të shtëpisë që po rrënohej.
“Në këtë shtëpi, deri dje, jetuam me familjen time mbi dyzetë vit, e në këtë truall nga viti 1956. Sot shtëpia ime shembi shtatin në bredhat që e rrethuan”, shkroi në Facebook, ish kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa teksa shfaqi edhe disa fotografi të shtëpisë që po rrënohej.