Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e infektimeve tashmë po shfaqet në vendet e lindjes dhe Amerikën Latine.
Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 5 milion e 792 mijë e 989, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 357 mijë e 480. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 2 milion e 499 mijë e 151 pacientë të shëruar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 745 mijë e 803 të infektuar dhe 102 mijë e 107 të vdekur nga Covid-19. Brazili renditet në vendin e dytë. Brazili ka 414 mijë e 661 raste dhe 25 mijë e 697 të vdekur. Rusia renditet e treta me 370 mijë e 680 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 3 mijë e 968 të vdekur nga Covid-19. Spanja renditet e katërta ku në total ka 283 mijë e 849 raste dhe 27 mijë e 118 të vdekur.
Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar e cila raporton për 267 mijë e 240 raste dhe 37 mijë e 460 të vdekur. Në vendin e gjashtë renditet Italia me 231 mijë e 139 raste dhe 33 mijë e 072 të vdekur. Franca renditet pas Italisë me 182 mijë e 913 raste dhe 28 mijë e 596 të vdekur nga Covid-19./ Tv Malisheva