Sekretarja organizative e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi ka folur pak orë para provës për protestë e cila ddo të mbahet në ora 17:00.

Ajo ka thënë se kur kërkesa për protestë është tejet e madhe, prova si kjo e shtojnë kujdesin dhe sigurinë për organizime në të ardhmen.

“Sot prej orës 17:00 organizojmë provën e radhës për një protestë të mundshme në rrethana pandemie. Kur kërkesa për protestë është tejet e madhe për shkak të zhvillimeve në vend, prova si kjo shtojnë kujdesin dhe sigurinë për organizim në të ardhmen”, ka shkrua ajo.

Haxhimehmedi ka thënë se për këtë provë e kanë njoftuar Policinë e Kosovës.

“Meqenëse prova është në përmasa shumë më të mëdha, ne kemi njoftuar me kohë Policinë e Kosovës për këtë performancë. Pra, në mënyrë që mbarëvajtja të shkojë në mënyrë sa më të mirë ne mbajtëm edhe një takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, z. Major Musli Salihun së bashku me pjestarë të tjerë me ç’rast i diskutuam të gjitha detajet e kësaj prove”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, pjesëmarrësit në këtë provë do t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe ato të Ministrisë së Shëndetësisë.“

Në sheshet Skënderbe, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, do të kemi përgjegjës të cilët do të i udhëzojnë të gjithë aktivistët tanë nëpër pikat përkatëse. I lusim edhe qytetarët që të iu përmbahen udhëzimeve të njëjta, dhe udhëzimeve të policisë që sot do të jetë së bashku me ne në terren.

Me distancë e me masa mbrojtëse do të performojmë në mënyrë paqësore një protestë të mundshme. Shëndeti publik dhe shëndeti i Republikës janë para se të gjithash.”,ka shkruar ajo./Tv Malisheva

Share.