Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazemend Abrashi, ka thënë se Kosovës i nevojitet një qeveri profesionale, ku sipas tij, secili dikaster udhëhiqet me persona nga fusha e tij.Në një intervist, Abrashi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet nga të gjitha partitë politike.
“Kosova pas vitit 1999, ka nevojë që ta ketë një qeveri profesionale, ku secili dikaster do të ketë një person i cili është i materies”.
“Mendoj që të gjithë jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe është lajm i mirë që akterëve politik kanë shprehur gatishmërinë që t’i përgjigjen vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Unë besoj se Kushtetuesja ashtu si ka proklamuar datën 29, do ta jap verdiktin e saj final”, tha ai.
“Besoj që populli i Kosovës, do të tregojë urtinë dhe mençurinë e saj dhe çfarëdo vendimi të jap duhet të jetë vendim i cili duhet të respektohet nga të gjithë partitë politike. Shpresoj që vendimi do ta jap një rrugëdalje, përshkak se Kosova ka nevojë imediate për një qëndrim të madh në ekonominë e Kosovës, duke marrë parasysh që pasoja e pandemisë COVID-19, janë shumë më të mëdha”, tha ai.
Abrashi tha se AAK-ja e pranon pa asnjë dyshim çfarëdo vendimi që nxjerrë Gjykata Kushtetuese.“Pa asnjë dyshim AAK e ka thënë disa herë, që çfarëdo vendimi që nxjerr Gjykata Kushtuese, ne do t’i nënshtrohemi atij edhe do ta respektojmë. Është e drejtë e secilit qytetarë që të dal të protestojë. Por për mua është e pakuptime që nëse e mbajt shtetin në izolim, duke marrë parasysh të mbrohemi nga kjo pandemi dhe ka caktuar datën 1 qershor hapjen e të gjitha”.
“…e njëjta qeveri e fton popullin të dal të protestojë dhe ta rrezikojë shëndetin e tyre është paradoksale dhe pak jo reale dhe mendoj se populli i Kosovës është vetëdijesuar dhe nëse është për të pasur zgjedhje askush nuk është kundër, por jo këtë moment në këso rrethana”, tha ai.
Ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit do të bëhet pas rimëkëmbjes së ekonomisë në Kosovë. Për këtë Abrashi thotë se nuk kanë hequr dorë nga ky projekt.“Qeveria e re nëse vjen, duke mos paragjykuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qeveria duhet ta bëjë një ribuxhetim kundër situatës ekonomike çfarë është shkaktuar nga COVID-19″.
“Ne në premtimin tonë elektoral e kemi premtuar ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit, ne nuk kemi hequr dorë nga ndërtimi i kësaj autostrade por ndoshta do të prolongohet derisa t’i mbulojmë disa nevoja emergjente”, tha ai./Tv Malisheva