Duka dhe Dukesha e Sussex-it u transferuan në Los Angeles me kohë të plotë më pak se tre muaj më parë, por ata tashmë po merren me çështje serioze të sigurisë, shkruajnë mediat e huaja.
Ata janë të shqetësuar për sigurinë e familjes pasi dronët e paautorizuar fluturojnë sipër shtëpisë së tyre.
“Ata janë përballur me ndërhyrje shtypi “të paimagjinueshme” në shtëpi, dhe se pavarësisht raporteve për të kundërtën, Princi Charles nuk po paguan për sigurinë e tyre. Kur ata punësojnë një ekip privat të sigurisë, ata personalisht do të paguajnë kostot”, ka thënë një burim pranë çiftit./Tv Malisheva