Derisa Bronco po vazhdon të rritet, një version i tij do të kthehet në makinë që mbushet me rrymë dhe ka kapacitet për të gjitha terrenet.

Ishte planifikuar që të prezantohej në qershor, derisa prodhimi të mos vonojë shumë, por të fillojë menjëherë një muaj më pas, mirëpo pandemia ka ndryshuar gjithçka.

Me mbylljen e fabrikave për disa muaj, është hedhur poshtë ky plan, derisa tani që ka filluar një hapje e ngadaltë, nuk dihet se kur do të prezantohet, apo kur do të hyjë në prodhim. Por, kjo shtyrje mund t’i sjellë edhe ndryshime shtesë kësaj makine të rëndësishme për Ford.

Lidhur me këtë model, ishte thënë se do të zgjerohet edhe në versione shtesë, ka mundësi që njëri prej tyre, të kthehet në makinë elektrike.

Burime të afërta me Autoweek, bëjnë të ditur se Ford Bronco të do kthehet në makinë që mbushet me rrymë, por që nuk dallon shumë nga origjinali.

Kjo nënkupton se Ford Bronco do të vazhdojë të ketë kapacitet të lartë, në mënyrë që të jenë në gjendje të lëvizë nëpër të gjitha terrenet, ndërsa mbetet një makinë e fuqishme dhe me stil të mirë. /Tv Malisheva

Share.