U bë i njohur në ditën kur u nënshkrua lista për barnat esenciale nga Ministria e Shëndetësisë. Labinot Demi që ka ditë që ka marrë vëmendjen e mediave, ka sqaruar përmes një shkrimi në Facebook se pse iu drejtua kreut të PDK-së, Kadri Veselit duke e pyetur “Ku je kon ma herët”,
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/1096153967244559/?t=1
Demi ka shkruar se ditëve të fundit, diskutimi i tij me kreun e PDK-së, mori vëmendje të madhe.
Ja postimi i plotë i Labinot Demit :
Të nderuar miq,
Ditëve të fundit ka marrë shumë vëmendje një diskutim i imi me Kryetarin e PDK-së z.Kadri Veseli, gjatë aktivitetit ku u prezantua lista esenciale e barnave, azhurnuar nga Minsitria e Shëndetësisë.
Në këtë aktivietet kam marrë pjesë në cilësinë e Kryetarit të Asociacionit të Personave që vuajnë nga Skleroza Multiple, meqë edhe vetë jam i prekur nga kjo sëmundje e rëndë.
Për më shumë se dy vite asociacioni ynë ka avokuar që në listën e esenciale të barnave të përfshihen barnat bazike për më shumë se 500 persona të prekur nga kjo sëmundje në Kosovë.
I prekur thellë nga rrëfimet e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje, e veçanërisht nga fjala e 11 vjeçares, por edhe i ngarkuar emocionalisht, kam shfrytëzuar rastin ti falenderoj njerëzit të cilët kanë mbështetur kërkesat tona, për lehtësuar sadopak jetën e 500 familjeve.
Ndër ta ishte edhe z.Veseli, për të cilin në fund të fundit vlerësova që është aty në cilësinë e udhëheqësit të Kuvendit, ngase aktivieteti ishte i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë. Lavdatat që atë ditë nuk i kurseva jo vetëm për të, por edhe për të gjithë zyrtarët tjerë, dhe ndoshta racionaliteti im mbeti në hije të gjendjes emocionale.
Prandaj, krejt në fund dua të sqaroj që nuk jam anëtar i asnjë subjekti politik dhe nuk mbështet asnjë subjekt politik. Megjithatë, mbetem i përkushtuar në angazhim tim që të sëmurët me sklerozën multiple të ketë trajtimin adekuat nga institutionet e shtetit.
Me respekt,
Labinot Demi,