Sezoni do të rifillojë më herët, me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë që do të luhen nga data 13 qershor, ku Juventus takohet me Milanin dhe Napoli me Interin.
Do të jetë 20 qershori që sjellë në aksion Serie A, me katër ndeshjet e mbetura të xhiros së 25-të, ku takohen Atalanta – Sassuolo, Inter – Sampdoria, Torino – Parma dhe Verona – Cagliari.
Ndeshjet e xhiros së 27-të do të luhen më 23 dhe 24 qershor, dhe deri në fund të sezonit, do të luhen nga dy raunde në çdo javë.
Juventus dhe Lazio shihen si pretendentët për titull në Serie A, pasi kanë vetëm një pikë dallim mes tyre, me Interin që ka ngelur më larg, duke u renditur në vendin e tretë.
Sfida vendimtare që do të përcaktojë edhe titullin në Serie A mes Juventusit dhe Lazios do të luhet në xhiron e 34-të, xhiro kjo e cila është paraparë të zhvillohet më 18 dhe 19 korrik./Tv Malisheva