Neymar u largua nga Barcelona në vitin 2017, kur PSG pagoi 222 milionë euro për transferimin e tij.
28 vjeçari nuk mundi të realizonte një rikthim te Barcelona vitin e kaluar, por do të jetë synim i tyre edhe këtë verë.
“Nëse do të isha president i Barcelonës, do të tentoja të nënshkruaja me Neymar”, ka deklaruar Rosell.
“Ai është lojtari i dytë më i mirë në botë pas Lionel Messit dhe përshtatet në mënyrë të përkryer në filozofinë e klubit”.
“Por me përvojën, ai do të nënshkruante me ata dy kontrata, një sport dhe tjetra për sjellje”./Tv Malisheva