Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherit edhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme 2019, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se me 6 tetor , qytetarët e Kosovës duke e votuar PDK-në , do t’i thonë po partneritetit të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ndër të tjera në videon promovuese të fushatës së djeshme në Mitrovicë të cilën e ka publikuar Veseli, thuhet se me 6 tetor qytetarët të cilët do ta votojnë PDK-në, do të thonë po për ekonominë e dijes dhe inovacionit si dhe do t’i thonë po luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit.