Ylli i Borussia Dortmund, Thomas Delaney beson se sulmuesi Erling Braud Haaland gjithmonë dëshiron të përmirësohet.

Sulmuesi norvegjez ka qenë me klubin gjerman për gati gjysmë sezoni pasi arriti në janar nga RB Salsburg.

Ai ka treguar formë të lartë, duke bërë përshtypje të madhe te Dortmundi me aftësitë e tij të mëdha për të shënuar gola.

Por, Delaney është i impresionuar më shumë nga puna e madhe e Haalandit dhe gatishmëria e tij për të mësuar dhe përmirësuar.

“Unë shoh një djalë të ri [Haaland] që bën gjithçka për t’u përmirësuar”, ka thënë fillimisht Delaney për ESPN.

“Ky djalë është ndonjëherë i bezdisshëm sepse gjithçka dëshiron të jetë në pikë me më shumë stërvitje dhe të hajë më mirë”.

“Mendoj se ai ka përfituar nga të pasurit njerëz rreth tij, veçanërisht babanë e tij, që e di se si funksionojnë gjërat në futboll. Me Erlingun, unë as nuk duhet të përmend statistikat”, përfundoi mesfushori./ Tv Malisheva

Share.