Dje, Gjykata Kushtetuese ka shpallur dekretin e presidentit Thaçi për mandatar Avdullah Hotin si kushtetues dhe i ka hapur rrugë formimit të një qeverie të re.
Pas shpalljes së vendimit, ka pasur reagime të shumta edhe nga fytyrat e njohura të shoubizit ku kanë komentuar këtë vendim.
Aktori i cili është bërë i njohur me rolin e ‘Drenicakut’ në serialin vendor ‘O sa mirë’, ka ironizuar ish-kryeministrin Kurti.
Ai ka ndarë një fotografi të nënkryetarit të partisë së LDK-së, Agim Veliun, dhe ka shkruar “Mjaltë për shkarkimin e qeverisë”. /Tv Malisheva