Skuadra e Llapit është duke i vazhduar me intensitet të lartë stërvitjet në prag të rikthimit të Superligës së Kosovës.

Futbollistët që drejtohen nga Tahir Batatina, dje kanë zhvilluar edhe një miqësore kontrolluese mes vete.

Batatina me anë të një postimi në “Facebook” ka konfirmuar ndeshjen në fjalë, derisa i garanton tifozët se do të ketë vetëm ngritje të skuadrës dhe jo rënie.

“Sot ishte ndeshja e parë kontrolluese ndërmjet futbollistëve të Llapit. Nga një skuadër Llapi i ka brenda vetes dy ekipe dhe ju garantoj shikuesve tanë se nuk do të ketë rënie por ngritje të ekipit.

Do të jemi skuadër shumë bindëse në këto 11 ndeshjet e mbetura sepse sot djemtë më dëshmuan se mund të luajnë jo vetëm 90 minuta të ndeshjes por edhe 120 minuta me intensitet të lartë. I përgëzoj të gjithë futbollistët që me profesionalizëm gjatë kohës së pandemisë kanë punuar dhe skuadra është në super formë deri pak ditë deri tek ndeshja e parë zyrtare në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Kam besim në këtë skuadër se mund të jemi befasia më e këndshme pas luftës së fituar me virusin COVID-19. Na priftë e mbara së bashku me Kryesinë e klubit që është korrekt me skuadrën dhe stafin e skuadrës. Sot djemtë dëshmuan se sa janë profesionistë me ritmin e lartë të ndeshjes.

Mungesa më e madhe në ndeshje për ne do jenë Legjendat”, ka shkruar Batatina./ Tv Malisheva

Share.