Grupi Volkswagen ka njoftuar se ka vendosur të investojë 2.1 miliardë euro në dy kompani kineze të veturave elektrike, duke nxitur betejën e re në automobilizëm.VW ka thënë se do të investojë një miliard euro për të marrë 50 për qind të aksioneve në “Anhui Jianhuai Automobile Group”, duke rritur edhe pjesën në bashkëpunimin me JAC-në në 75 për qind të aksioneve nga 50 sa kishte.

Bashkimi është paraparë të lansojë pesë modele elektrike më shumë deri më 2025 dhe të krijojë një bazë prodhimi për veturat, ka njoftuar gjiganti gjerman. VW synon të shesë 1.5 milionë vetura të reja elektrike në vit në Kinë nga viti 2025.

Në një fond të ndarë, kompania do të investojë 1.1 miliardë euro për të blerë 26.5 për qind të aksioneve në “Guoxuan High-tech”, prodhues i baterive të veturave elektrike, duke u bërë aksionari më i madh i saj.

Kjo kompani do të prodhojë bateri për modelet e VW-së në Kinë.Kina synon që nga viti 2025 25 për qind të shitjeve totale të veturave, të jenë modele elektrike./Tv Malisheva

Share.