Ligat e futbollit në Zvicër do të rifillojnë nga 19 qershori, për të vazhduar sezonin 2019/2020.
Ky është vendimi që është marrë sot, në një takim të autoriteteve përkatëse.
Kujtojmë se në Zvicër luajnë disa futbollistë të Kosovës, përfshirë edhe Edon Zhegrovën.
Zhegrova me Baselin e tij janë në garë për titull në Superligën e Zvicrës./Tv Malisheva