Lionel Messi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2021, por emri i tij vazhdon të jetë i përfolur, kur dihet se ka një klauzolë që ia mundëson largimin në çdo fund sezon.

Planet për zgjatjen e marrëveshjes mes palëve kanë dështuar pas shpërthimit të koronavirusit, dhe e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë.

“Messi do të vijë te Newell’s nëse vendos të largohet nga Barcelona”, ka deklaruar presidenti i klubit, Cristian D’Amico.

“Nuk kam asnjë kontakt me Messin, nuk dua ta shqetësoj”.

Lionel Messi vitet fëmijërore i ka kaluar te kjo skuadër, dhe ka një lidhje emocionale me ta, duke mos fshur dëshirën që në të ardhmen të vesh sërish fanellën e tyre./Tv Malisheva

Share.