Nuk ka munguar reagimi i Bebe Rexhës për rastin e George Floyd.

Vrasja e George Floyd po vazhdon të komentohet shumë në publik, madje u organizuan edhe protesta, shkruan lajmi.net.

Floyd u ekzekutua nga një polic në Minneapolis, ndërsa po cilësohet si vrasje raciste, andaj ngjalli debat në publik.

Në mesin e emrave të njohur që reaguan për këtë rast është edhe këngëtarja Bebe Rexha, e cila thotë se askush nuk duhet të vritet për shkak të ngjyrës së lëkurës që ka.

“Askush nuk duhet të ndihet i pasigurt në këtë vend. Askush nuk duhet të vritet për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre. Ajo që ndodhi me George Floyd dhe shumë burra të tjerë me ngjyrë është e papranueshme. Zemra ime është e rënduar së bashku me të gjithë të tjerët që janë lënduar. Shkruani ‘FLOYD’ në 55156. Nënshkruaje peticionin. Kjo duhet të ndryshojë”, ka shkruar Bebe

Share.