Apple iOS 13.5 ka mbërritur dhe është një prej përditësimeve më të rëndësishme të Apple sepse përmban teknologjinë prë gjurmimin e të infektuarve me Covid-19.

Gjithashtu sjell edhe disa përmirësime esenciale dhe rregullime të problemeve të profilit të lartë. Por sa premtues është ky përditësim? Ditët e para të përdorimit kanë treguar shenja pozitive.

Kush duhet ta shkarkojë?
iOS 13.5 është për të gjithë iPhone të cilët kanë të instaluar iOS 13.5. Që nga iPhone 6S tek iPod 7, iOS 13 është i disponueshëm deri tek modelet e fundit.

Për përditësimin do të njoftoheni nga iPhone por nëse ende nuk ju ka mbërritur ky njoftim atëherë mund ta provoni manualisht duke shkuar në Settings > General > Software Update. Testuesit beta të cilët kanë versionet më të reja të iOS 13, së pari duhet të largoheni nga programi përpara se iOS 13.5 tu shfaqet si opsion.

Përdoruesit e iPad kanë kaluar në iPadOS dhe ky artikull i dedikohet vetëm iPhone dhe iPad.

Jailbreak
iOS 13.5 duhej të eliminonte jailbreak por nuk zgjati shumë sepse grupi i hakerëve uncover zbuloi një jailbreak të ri i cili shfrytëzon një problem sigurie zero-ditor në kernel. Ky publikim pritet të provokojë një përgjigje nga Apple me iOS 13.5.1.

Problemi me MP4 vijon të ekzistojë dhe ka raportime se po shteron baterinë. Gjithashtu ka disa keqfunksionime të menuve dhe me Night Shift.

Çfarë merrni?
iOS 13.5 pushtoi titujt e lajmeve sepse Apple debutoi teknologjinë e gjurmimit të Covid-19 krahas Google së bashku me disa përmirësime të sistemeve biometrike.

iOS 13.5 përshpejton procesin e kyçjes në iPhone përmes Face ID duke dhënë akses në fjalëkalimin nëse keni një maskë në fytyrë. Ky përditësim ka një opsion të ri për të kontrolluar madhësinë e videove në një telefonatë në grup në FaceTime.

Por lajmi i madh ishte gjurmimi i kontakteve me njerëz të infektuar nga Covid-19. Në mënyrë anonime sipas Apple ju mund të njoftoni të tjerët të cilët kanë pasur kontakt me ju në rast se ju jeni infektuar me Covid-19.

Kjo teknologji ka nisur të përdoret për të ndërtuar aplikacione në Gjermani, Itali, Spanjë, Britani. Gjurmimi është i aktivizuar automatikisht por mund ta çaktivizoni duke shkuar në Settings > Privacy > Health > COVID-19 Exposure Logging.

Përmirësimet në Face ID gjithashtu janë të mirëpritura ku përballë Covid-19 njerëzit po mbajnë maska fytyre në ambiente pune apo në rrugë.

Ajo që ngeli pa u adresuar nga Apple është përditësimi i sigurisë në aplikacionin Mail zbuluar nga ZecOps dhe që prek çdo iPhone në planet. Pas lançimit të iOS 13.5 Apple nuk ka startuar një version të ri beta, dhe kjo me shumë gjasa sepse po përgatitet për versionet e para beta të iOS 14 i cili duhet të debutojë në Shtator me modelet e reja të iPhone.

Në fund historia do të mbajë mend iOS 13 si një prej gjeneratave të sistemit operativ mobile të Apple me më shumë probleme. Shenjat tregojnë se çdo gjë ka kaluar dhe iOS 13 dhe iOS 14 do të hapë një kapitull të ri. /PCWorld Albanian

Share.