Mesfushori i Real Madrid, Martin Odegaard raportohet se është një objekt transferimi veror për Milanin.
Odegaard është aktualisht i huazuar te Real Sociedad, dhe ka tërhequr vëmendjen me shtatë gola në 28 ndeshje.
Lojtari ka rënë në sy me paraqitjet edhe te trajneri Zinedine Zidane, i cili mund ta mbajë në skuadër në sezonin e ri.
Por, Tuttosport shkruan se norvegjezi mund të diskutohet kur Milani zhvillon bisedime me zyrtarët e Los Blancos për Luka Jovic.
Gazeta shpjegon se lojtari mund të negociohet për një marrëveshje huazimi, edhe pse Real Madrid vlerëson 40 milionë euro lojtarin./Tv Malisheva