Klubet e futbollit në dy kategoritë e para të Spanjës mund të mbajnë stërvitje të plota prej të hënës, për herë të parë që kur janë kthyer në komplekset stërvitore. Këtë e ka bërë të ditur La Liga të shtunën.

“Klubet do të fillojnë me stërvitje kolektive më 1 qershor, pasi qeveria ka lehtësuar masat”, thuhet në komunikatë të La Ligas.

Skuadrat janë kthyer në stërvitje individuale në fillim të majit, para se të avanconin në grupe me nga dhjetë lojtarë, dy javë më vonë. Prej të hënës së kaluar grupet janë rritur në 14 lojtarë, ndërsa më nuk ka kufizim për numrin e lojtarëve.

Kampionati spanjoll rifillon më 11 qershor, pa shikues në tribuna. Sevilla e Real Betisi takohen në ndeshjen e parë, kurse edicioni përfundon më 19 korrik.

I gjithë futbolli i organizuar në Spanjë është pezulluar më 12 mars.

Share.