Klubi Futbollistik “Drita” dhe kapiteni i kësaj skuadre Ardian Limani e kanë zgjatur jetëgjatësinë e tyre së bashku për të paktën edhe dy edicione
Limani ka pranuar ofertën e drejtuesve të klubit për ta rinovuar kontratën që kishte dhe për t’i qëndruar besnik ‘bardhekaltërve’ deri në vitin 2022.
Informacioni është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit gjilanas, që ka informuar se Limani ka rinovuar edhe për dy vite të tjera.
Drejtori gjeneral i këtij klubi, Feti Murseli është shprehur i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje, teksa e konsideron Limanin si një pikë kyqe të ekipit.