Përballjet derbi në Premier Ligë mund të luhen në terren neutral për të shmangur grumbullimin e turmave dhe jashtë stadiumit. Është ky vendimi që mund të merret shumë shpejt në Angli me kampionatin në ishull që pritet të fillojë me datë 17 qershor.

Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për mediat, Oliver Douden, sekretar i çështjeve digjitale, kulturës, medias dhe sportit në Britaninë e Madhe, i cili përveçse konfirmoi hapjen e çdo sporti pas datës 1 qershor foli gjithashtu dhe për mundësinë që takimet e rëndësishme të Premier Ligës të luhen në fushë neutral dhe pa tifozë, por të transmetohen falas në mënyrë që njerëzit t’i përcjellin ato nga shtëpia pa patur grumbullime në lokale apo mes miqsh gjithashtu.

Një rast i ngjashëm me grumbullime tifozësh jashtë stadiumit ndodhi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes PSZH dhe Dortmund të luajtur në Paris, e cila mendohet se shërbeu si vatër për përhapjen e koronavirusit.(SuperSport)

Share.