Ashtu si në të gjithë Europën edhe në Angli po bëhen përpjekje për të rinisur futbollin, i cili u ndërpre në mes, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Mirëpo kur ekipet kanë rifilluar stërvitjen në grup, një lajm aspak i mirë vjen nga Championship.
Në raundin e dytë të testimeve për koronavirus, janë zbuluar 10 raste të reja nga klube të ndryshme pozitiv me Covid-19.
Sigurisht që ky nuk është një lajm i mirë, por nuk do të bëjë problem për rinisjen e kampionatit, pasi duhen edhe dy javë për të ri-startuar.