Infektologu Salih Ahmeti thotë për KosovaPress, bën të ditur se në Infektivë nuk po përdoret një ilaç i tillë, dhe se sipas tij, nuk ka as arsyeje.

“OBSH e ka pezulluar deri në një vendim të ardhshëm, por ne i kemi kryer rastet, edhe me dashtë dhe me pas indikative që kanë nevojë me përdorë Hidroksilkolina. Sidoqoftë ai bari tek ne është treguar pa efekte anësore dhe me efekte të mira. Por ne jemi në përfundim të epidemisë dhe edhe po të duam me përdorë nuk kemi arsyeje”, deklaron Ahmeti.

Ky ilaç përdorej vetëm shtatë ditë tek pacientet, ndërsa, në Infektivë thonë se nuk kanë vrenjtur efekte anësore.

Drejtori i OBSH-së, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus më 25 maj, organizoi një konferencë për shtyp, ku deklaroi se Lancet (revista mjekësore) publikoi një studim të vëzhgimit të efekteve të hidroksilkolinës dhe kloracinës dhe efektet e tyre tek pacientët e shtruar nga Covid-19.

Zyrtarët njoftojnë se niveli i vdekshmërisë së pacientëve është më i lartë nëse këto ilaçe përdoren vetëm apo të kombinuara me makrolide (një lloj i antibiotikëve)”.

Ilaçi, i cili u njoftua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, filloi të përdoret për t’u mbrojtur kundër llojit të ri të koronavirusit, por u raportua se ai rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës./Tv Malisheva

Share.