Gjatë kësaj dite (e hënë) është njoftuar nga FIM, IRTA dhe Drona Sports që Grand Prix i Japonisë nuk do të zhvillohet.

Gara e Motegi ishte planifikuar të zhvillohet mes 16 dhe 18 tetorit, por u anulua për shkak të pandemisë.

Shefi ekzekutiv i Dorna, Carmelo Ezpeleta, ka shprehur mërzinë e tij për një tjetër garë të anuluar në kalendarin e Moto GP.

“Ne po punojmë të nisim sezonin me maksimumin e mundësive për evenimente dhe me maksimumin e mundshëm për siguri”, ka thënë ai.

Anulimi i Grand Prix të Japonisë iu bashkohet atyre të Katarit, Gjermanisë, Holandës, Finlandës, Britanisë së Madhe e Australisë.

Garat e Moto GP për vitin 2020 pritet të nisin në Jerez. /Tv Malisheva

Share.