Barcelona do t’i rikthehet garës për të mbrojtur titullin e Spanjës më 13 qershor kundër Real Mallorcas, derisa Real Madrid do ta pres Eibarin më 14 qershor.
Sezoni në La Liga do të rifilloj më 11 qershor, pas një pushimi të detyrueshëm tre mujor shkaku i pandemisë Covid-19, me derbin lokal mes Sevillas e Real Betis, dhe do të ketë ndeshje për shtatë ditët në vijim.
Barcelona do ta pres Leganesin më 16 qershor, ndërsa Reali do të luaj në shtëpi kundër Valencias më 18 qershor.Barcelona, para pezullimit të La Ligas për shkak të pandemisë, ishte duke udhëhequr me 2 pikë kundrejt Realit pas 27 ndeshjeve të kampionatit spanjoll./Tv Malsheva