Kur shkoni në supermarket i numëroni të hollat, por në Interex një klient në kuadër të lojës shpërblyese 60 sekonda nuk i numëroi të hollat, por kohën në dispozicion.
Visar Berisha u kualifikua nga Interex në kuadër të lojës shpërblyese 60 sekonda dhe pikërisht ai befasoi të gjithë me shkathtësinë e treguar.
Berisha u drejtua menjëherë marketit duke mos u kursyer për 60 sekonda, me ç’rast mori falas disa pije alkoolike ‘wisky’ nga brende të njohur botërore si Jack Daniels dhe Jim Beam, ndërkaq ai përfundoi 60 sekondëshin duke marrë falas në karrocë hiç më pak se 12 pako pije energjike Red Bull.
Berisha te arka arriti që për 60 sekonda të fitojë mall falas në vlerë hiç më pak se 692 euro e 24 cent, e që pa dyshim se përbën fitore në formë sensacionale për të.