Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikave kufitare, Dogana e Kosovës vec të hënën realizoi të hyra 3.7 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë, zëdhënësi i Doganës Adriatik Stavileci. Sipas tij, të hyrat kanë tejkaluar ato të vitit paraprak.

“…vetëm dje kemi pasur ditën e parë kur të hyrat kanë tejkaluar vitin paraprak. Nëse vitin e kaluar kemi pasur ditën prej 3.2 milionëve dje ka qenë dita kur  të hyrat kanë performuar prej 3.7 milionë”.

Stavileci tha se ka filluar qarkullimi i qytetarëve në të gjitha pikat kufitare, por njoftoi se ka vonesa për  shkak të nënshtrimit të kontrolleve për Coronavirus.

Gjithashtu, Stavileci theksoi se qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të kenë testin për Covid-19 i cili është bërë në katër ditët e fundit, përndryshe tha ai se duhet të vet izolohet.

“Pas vendimit të Qeverisë për rihapjen apo lehtësimin e masave ne kemi vërejt se ka fillua qarkullimi pak më shumë, por jo në nivele të shtuar sepse çdo qytetarë që hynë në Kosovë duhet t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe vet karantinimit apo të ketë test valid për Covid-19 që është bërë në katër ditët e fundit”.

“Aty është duke shkuar me ngadalë por është pozitive se kemi qasje në pikat kufitare që iu ofrojnë qytetarëve qasje në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi”, u shpreh Stavileci.

Pas vendosjes së reciprocitetit kundrejt mallrave serbe, 12 maune nga Beogradi janë kthyer mbrapsht.

Ai ka sqaruar se një pjesë e madhe e kamionëve janë kthyer pas lajmit se nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovës pa plotësuar kriteret e kërkuara nga Qeveria e Kosovës.

Stavileci deklaroi se këto maune nuk kanë plotësuar kriterin që në çdo produkt të shkruhet Republika e Kosovës si dhe nuk kanë marrë leje në zyrën koordinuese të Kosovës në Beograd.

“Prej marrjes së vendimit të pjesë së dytë të reciprocitetit ne kemi aplikuar në sistemin ton edhe ka vërejt rezultate të parë që të fillojë kthimi i maunave serbe të cilat nuk i kanë plotësuar pikën 1 dhe 3 të vendimit dhe respektivisht nuk kanë marrë leje paraprakisht në zyrën koordinuese të Kosovës në Beograd”.

“Si dhe nuk kanë plotësuar kriteret që në secilin produkt të shkruhet Republika e Kosovës dhe për këtë arsye të gjitha ato maune janë kthyer”.

“Kemi pasur kthim të 6 maunave në Jarinë në fillim e më pas edhe 6 të tjera të cilat janë kthyer në Merdare dhe një pjesë e madhe e tyre nuk kanë hyrë fare pasi kanë mësuar lajmin se nuk do t’i lejojmë këto lloj hyrje atëherë janë kthyer vetë”, tha ai./Tv Malisheva

Share.