Lucas Vazquez është duke i shijuar seancat stërvitore me skuadrën e Real Madridit dhe shpreson që ai dhe bashkëlojtarët e tij do të mundë t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura të ligës këtë sezon për ta kaluar Barcelonën në kreun e tabelës.
Klubet e La Ligës të hënën i filluan seancat stërvitore pa kufizime në numër të lojtarëve për herë të parë që nga marsi, kur u pezulluan të gjitha aktivitetet sportive shkaku i përhapjes së virusit Covid-19.Sezoni do të rinisë më 11 qershor, ndërsa Real Madridi aktualisht radhitet në pozitën e dytë të tabelës, me dy pikë më pak se Barcelona, ndërsa kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund të sezonit.
Ndeshja e parë e Real Madridit do të jetë kundër Eibarit dhe Vazquez shpreson se në këtë ndeshje Real Madridi do ta nisë një ecuri të përsosur prej fitoreve, në mënyrë që ta fitojë titullin e parë të La Ligës që nga viti 2017.
“Eibar është pika e nisjes për 11 finalet që na kanë mbetur dhe shpresojmë që do të regjistrojmë fitore në çdo ndeshje deri në fund dhe ta fitojmë titullin”, ka thënë Vazquez.
“Neve po na pëlqen të stërvitemi me bashkëlojtarët së bashku dhe po e shijojmë sërish futbollin. Këto stërvitje na pëlqejnë, ku mund ta shijojmë futbollin të gjithë së bashku”./Tv Malisheva