Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka mohuar se Ciro Immobile mund t’i bashkohet Napolit në këtë verë.

Sulmuesi 30-vjeçar ka treguar formë të lartë te skuadra romake, duke shënuar 116 gola në total, derisa në këtë edicion ka arritur që në 27 paraqitje të realizojë 26 gola.

Por, Napoli është futur seriozisht në garë për të, mirëpo Tare ka thënë se Immobile është vetë Lazio.

“Nuk kemi pasur asnjë kontakt me Napolin për Immobilen, pasi ai është vetë Lazio”, ka thënë Tare në një intervistë për Sky Sport Italia.

“Mendoj, shpresoj dhe dëshiroj që ai të qëndrojë me ne edhe për shumë vite”, ka shtuar ai më tej.

Immobile po kërkohet edhe nga disa tjera evropiane, mirëpo duket se ai do të qëndrojë te Lazio deri në fond të karrierës së tij. /Tv Malisheva

Share.