Frank Lampard thuhet se ka kërkuar nga Chelsea që të transferojë Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi dhe Timo Wernerin nga Rasenball Sport Leipzig në këtë verë.
Trajneri i The Blues dëshiron që të përforcojë skuadrën në këtë afat kalimtar, pasi në verën e kaluar dhe në janar nuk kompletuan asnjë transferim.
Chelsea ishte e dënuar nga UEFA për verën e kaluar të transferonte lojtar shkaku që kishte thyer rregullat e transferimeve të lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.
Por, sipas asaj që raporton The Athletic, Lampard ka kërkuar nga bordi i klubit që të transferojë Wernerin dhe Sanchon.
Shuma e transferimit të dy lojtarëve do të kalonte shifrën e 200 milionë eurove, mirëpo nuk do të jetë kaq e lehtë.
Shumë skuadra evropiane si, Liverpooli, Manchester United, Real Madridi, Barcelona, Juventus e Manchester City, janë vënë pas dy lojtarëve.
Chelsea shpreson që t’i bind të dy lojtarët që të kalojnë në Stamford Bridge, mirëpo dyshja kërkojnë një pagë të majme. /Tv Malisheva