Xhensila Myrtezaj pas muajve të fundit pauzë nga muzika, po bëhet gati për t’u rikthyer fuqishëm.
Këngëtarja publikoi një fotografi nga studio muzikore, ku po punonte për këngën e re bashkë me Endrit Mumajesin, Anxhelo Kocin e disa të tjerë.
Ajo gjatë dy muajve të fundit ka qëndruar bashkë me Besin dhe vajzën, të vetizoluar në shtëpinë e tyre.
Se çfarë po përgatit Xhensila kësaj radhe mbetet të shihet, teksa kujtojmë se kënga e saj e fundit është “Paris”. /Tv Malisheva