Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti para deputetëve, deklaroi se janë të obliguar të qëndrojmë krah njëri-tjetrit jo për të promovuar interesa politike por për t’i dhënë demokracisë tonë një çlirim të ri.

Hoti nisi fjalimin për kontributin e të gjithë atyre që dhanë gjatë kohës së pandemisë, duke thënë se ndërsa falënderoi besimin që po japin deputetët e koalicionit, duke thënë se ky besim ishte një akt i guximshëm i vetëdijes së lartë politike.

“Ne që kemi mbi supe peshën e votës qytetare jemi të obliguar të qëndrojmë krah njëri tjetrit jo për të promovuar interesa politike por për t’i dhënë demokracisë tonë një çlirim të ri. Kur kemi pranuar këtë sfidë jo të lehtë por të pa alternativë për të marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës jemi nisur nga nevoja për të mbrojtur liritë qytetare, rendin tonë demokratik dhe lirinë e të shprehurit pa qenë i linquar. Jem nisur nga interesi shoqëror se demokracia duhet të avancoi drejt demokracive perëndimore e jo në drejtime të tjera. Jemi nisur nga nevoja që kanë qytetarët e Kosovës për stabilitet e siguri e jo për konfrontime ndërinstitucionale. Jemi nisur nga bindja jonë për gjithëpërfshirës, barazi, drejtësi e solidaritet e jo për përjashtim e stigmatizim. Jemi nisur nga interesi shoqëror e shtetëror që ka Kosova për të ruajtur miqësitë e ndërtuara me dekada”, tha ai./Tv Malisheva

Share.