Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, u tha se ka abstenuar në momentin e votimit të Qeverisë Hoti, megjithatë, ajo nuk ka qenë fare në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo shihet në videon e Kuvendit të Kosovës, konkretisht në momentin ku ndodhej votimi për abstenim, ku voton vetëm deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi.

Kadaj-Bujupi në fotografinë e KosovaPress-it, vërehet teksa hynte sot në ndërtesën e Kuvendit. Megjithatë, deputeti Pal Leka posa ka postuar një fotografi, ku deputetja Kadaj-Bujupi nuk ishte në mesin e grupit parlamentar.

KosovaPress, ka tentuar të flas me deputeten Kadaj-Bujupi por një gjë e tillë ka qenë e pamundur./Tv Malisheva

Share.