Kuvendi i Kosovës ka votuar sot qeverinë e re të cilën do ta drejtojë Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ky i fundit prezantoi sot edhe kabinetin qeveritar për 15 ministri sa do t’i ketë ekzekutivi. Përveç emrave që do të udhëheqin ministritë, ka ndryshime edhe në vet dikasteret. Por ajo që bien ë sy është Ministria e Integrimeve Evropiane nuk figuron më në kabinetin qeveritar Hoti.
Derisa në qeverinë Kurti, Rozeta Hajdari drejtonte ministrinë e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, në qeverinë e re kjo është ndarë ne tre ministri.
Ministria e Ekonomisë do të udhëhiqet nga Blerim Kuqi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ministria e Punës nga Skënder Reçica i Nismës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që do të ketë në krye Vesel Krasniqin që vjen nga Nisma Socialdemokrate.
Qeveria Kurti kishte dy zëvendëskryeministra, ndërsa tani do të jetë katër.
Përbërja e kabinetit të ri qeveritar:
LDK
Avdullah Hoti-Kryeministër
Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër
Hykemte Bajrami – Ministre e Financave
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme;
Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës
Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë;
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
AAK
Besnik Tahiri- Zëvendëskryeministër i parë
Meliza Haradinaj- Ministre e Punëve të Jashtme
Selim Selimi- Ministër i Drejtësisë,
Blerim Kuçi- Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit
Ramë Lika- Ministër i Arsimit
NISMA SOCIALDEMOKRATE
Albulena Balaj-Zëvendëskryeministre
Skender Reçica-Ministër i Punës
Vesel Krasniqi- Ministër i Tregtisë dhe Industrisë
MINORITETET:
Goran Rakiq – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal
Dalibor Jevtiq – Ministër i Kthimit dhe Komtunitetit
Enis Kervan – Ministër i Zhvillimit Rajonal/ Tv Malisheva