Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Daut Haradinaj ka theksuar se po rritet mbështetja për Kosovën 100% shtet.
Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se “referendumi i popullit me 6 tetor për Kosovën 100%”.
Shënimi i plotë:
Karvani i mbështetjës për Kosovën shtet 100% po gjenë besim në të gjitha anët e Kosovës.
Sot i prita në takim Blerimin dhe disa nga 250 punëtorët e tij që kishin vendos të jenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët me 6 tetor.
Njerëz të ndershëm dhe punëtorë që dora e shtetit do t’i trajton me kujdes në të ardhmen.
Referendumi i popullit me 6 tetor për Kosovën 100%.
Na priftë e mbara!
DH