Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Malishevës po diskutohet lidhur me projekt buxhetin për vitin 2020, asmbleistët që vijnë nga partitë opozitare që janë shumicë në kuvend prezantuan projekt buxhetin
Asambleistët nga opozita paraqiten argumentet e tyre, lidhur me hartimin e projekt buxhetit, po ashtu në fjalimet e tyre kishin edhe kritika në drejtim të qeverisë lokale . Ku parashtruan pyetje lidhur me projekte të cilat kanë devijuar nga buxheti i vitit 2019. Ata treguan se projekt buxheti i hartuar nga opozita është projekt buxhet që ka përfshirë më shumë investime dhe ka shtrirje në tërë komunën.
Asmbleistët nga pozita përfshirë edhe qeverinë lokale në mungesë të numrave për votimin e buxhetit ishin kundër këtij projekt buxheti .
Senaca po vazhdon punimet, Malisheva Tv do të ju mbanë të informuar lidhur me rrjedhat e punimeve